Johnson premton mbështetje ushtarake për Ukrainën

Johnson premton mbështetje ushtarake për Ukrainën

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson premtoi sot në një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje ushtarake për Ukrainën.


“Kryeministri theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Britanisë për të punuar me partnerët ndërkombëtarë për të koordinuar mbështetjen për forcimin e vetëmbrojtjes së Ukrainës”, tha Downing Street në një deklaratë.

Ai shtoi se liderët e Ukrainës dhe Britanisë së Madhe vunë në dukje rëndësinë e vazhdueshme të sanksioneve në presionin ndaj presidentit rus Vladimir Putin dhe dënuan sulmet ndaj civilëve të pafajshëm, pas bombardimeve në Mariupol, raporton BBC.

Lexo edhe

Video