Raporte të shumta thonë se Milani po shtyn të arrijë një marrëveshje me Chelsean për huazimin e Joao Felix në “San Siro”, ndërkohë që lojtari tashmë ka rënë dakord të bashkohet me kuqezinjtë.
Milani po punon për ta bërë sulmuesin e gjithanshëm të Chelseat, Joao Felix, nënshkrimin e tretë të janarit pas Kyle Ëalker dhe Santiago Gimenez, të cilët do të zyrtarizohen së shpejti.
Sipas këtyre raporteve, Mendes po përpiqet të bindë blutë të pranojnë një ofertë huazimi me detyrim të blerjes të lidhur me objektivat personale dhe ekipore. “Sky Sport” pretendon se Joao Felix ka rënë dakord të bashkohet me Milanin, por 25-vjeçari ka tërhequr interes edhe nga klubet e Premier Ligës.
Kuqezinjtë nuk janë të gatshëm të paguajnë një tarifë për huazimin gjashtë mujor të Joao Felix, kështu që Mendes duhet të bindë Chelsean që të pranojë një huazim falas për sulmuesin portugez.Ndërkohë, gjigantët e Serisë A po planifikojnë t'i bëjnë vend Joao Felix-it duke shitur Noah Okafor.