Jo vetëm për alkoolin, ka rregulla edhe për veshje e ushqim në stadiumet e Katarit

Jo vetëm për alkoolin, ka rregulla edhe për veshje e ushqim në stadiumet e Katarit

FIFA ka përgatitur një kod sjelljeje të stadiumit që duhet zbatohet për të gjitha ndeshjet në Katar, listë kjo e cila është më e rreptë se në turnetë e mëparshme.

Tifozët e futbollit duhet të mbajnë veshur fanellat e tyre dhe të mos jenë ‘dukshëm nën ndikimin e alkoolit’ në stadiumet e Kupës së Botës në Katar, kanë thënë organizatorët në një kod sjelljeje të përgatitur për turneun.

FIFA ka përgatitur një kod sjelljeje të stadiumit që zbatohet për të gjitha 64 ndeshjet në shtetin e Gjirit.

Veshje

Tifozët nuk duhet të heqin rrobat ose të qëndrojnë të zhveshur, duke përfshirë të qenit pa këmishë.

Nuk duhet të zbulojnë pjesët intime të trupit.

Udhëzimi shton: “Për të shmangur dyshimet, tatuazhet e trupit dhe boja e trupit nuk përbëjnë veshje”.

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar këshillon vizitorët në Katar që të “vishen modeste” në publik.

Alkooli


Ata që ndjekin ndeshjet nuk duhet të jenë dukshëm nën ndikimin e alkoolit,  apo ndonjë lënde narkotike.

Ministria e Jashtme paralajmëron se është e ndaluar të pish alkool ose të jesh i dehur në publik, pasi dënohesh me burg deri në gjashtë muaj ose me gjobë.

Artikuj të ndaluar

Artikujt e ndaluar nga stadiumet përfshijnë shishe, gota, kavanoza, kanaçe ose çdo formë tjetër enë të mbyllur ose të mbuluar që mund të hidhet ose të shkaktojë lëndim.

Ushqimi i çfarëdo lloji nuk lejohet të merret, përveç nëse është për foshnjat ose nëse kërkohet nga ana mjekësore.

Vuvuzelat dhe instrumentet muzikore

Tifozët i kanë rënë borive në Doha në përgatitjen e turneut, por vuvuzelat janë të ndaluara në stadiume.

Instrumentet muzikore që “nuk përshtaten lehtë” përmes skanerit të bagazheve me rreze X për kontrollin e sigurisë janë të ndaluara nëse fansat nuk janë miratuar nga organizatorët e ngjarjes.

Ndalohen gjithashtu pajisjet elektronike, mekanike ose manuale që prodhojnë zhurmë ose tinguj të tjerë tepër të lartë, si vuvuzelat, bilbilat, altoparlantët etj.

Çantat konsiderohen të mëdha nëse shuma e tre dimensioneve të gjatësisë, gjerësisë dhe lartësisë kalon 75 centimetra. /TCH/

Lexo edhe

Video