Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Jill Biden subjekt i një libri komik biografik

Jill Biden subjekt i një libri komik biografik

Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden do të ketë librin e saj komik biografik, duke iu bashkuar kështu grave të tjera personalitete, si zëvendëspresidentja Kamala Harris, murgesha Nënë Tereza dhe ylli i vendit, Dolly Parton, në seritë “Forca Femërore” e TicalWave Comics, sipas Reuters.

Mësuesja 69-vjeçare do të jetë subjekt i 22 faqeve “Forca Femërore: Jill Biden”, që do të dalë në shtyp dhe digjital më 7 prill.


Bashkë me të do të dalë edhe një libër për ngjyrosje. Biden, e cila ka avokuar prej kohësh për familjet ushtarake, kolegjet e komunitetit dhe arsimin e grave, është shtesa e fundit në serinë komike biografike të kushtuar grave frymëzuese.

“Ne besojmë se është e rëndësishme për lexuesit të kenë shembuj frymëzues, për të mësuar rreth individëve të jashtëzakonshëm, që kanë kapërcyer sfidat për të bërë një ndryshim në botë”, tha TidalWave Comics në një deklaratë.

Subjektet e mëparshme përfshijnë gjithashtu ish-Zonjën e Parë, Michelle Obama, këngëtaren Cher dhe aktoren Betty White./Atsh

Lexo edhe

Video

error: