Jesus ia siguron fitoren Cityt, Guardiola pret gabimin e “Djajve të Kuq”

Jesus ia siguron fitoren Cityt, Guardiola pret gabimin e “Djajve të Kuq”

Manchester City ka siguruar tri pikë shumë të rëndësishme në Premier Ligë duke e mposhtur skuadrën e Shefield United me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi sulmuesi brazilian Gabriel Jesus në minutën e 9’ të takimit, përcjell KosovaPress.


Me këtë fitore, City ka krijuar epërsi prej katër pikëve ndaj rivalit të qytetit Manchester United, por që këta të fundit ballafaqohen me Arsenalin dhe Pep Guardiola shpreson që skuadra e Mikel Artetas t’ia bëjë një nderë në luftën për titull.

“Citizens” kanë mbledhur 44 pikë pas 20 ndeshjeve.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.