Jennifer Lopez, vrasëse me pagesë në filmin e ri të Netflix

Nëse mendonit se pas martesës me Ben Affleck, Jennifer Lopez më në fund do të bënte një pushim nga karriera e saj, ne jemi këtu për t’ju thënë se nuk ka asgjë.

Këngëtarja dhe aktorja e njohur jo vetëm që nuk bëri pushim, por po punon më shumë se kurrë.

Këtë vit e pamë në komedinë romantike Marry Me, por ndërkohë ajo xhiroi një film tjetër, këtë herë të një zhanri krejt tjetër.


J.Lo, në fakt, luan një vrasëse me pagesë në filmin e ri aksion të Netflix, të quajtur The Mother.

Ajo është në arrati nga njerëz të rrezikshëm për të cilët u indinjua gjatë kryerjes së punës së saj, por kur mëson se vajza e saj, të cilën e kishte braktisur prej kohësh, është në rrezik, ajo detyrohet t’i kthehet zanatit të vjetër për ta mbrojtur.

The Mother u drejtua nga Niki Caro bazuar në një histori të Misha Green. Personazhet tjera janë Joseph Fiennes, Gael Garcia Bernal, Lucy Paez dhe Omari Hardwick. Filmi do të mbërrijë në Netflix në maj 2023, ndërkohë që është publikuar traileri i parë, të cilin mund ta shihni në vazhdim…

Lexo edhe

Video