Javët Kulturore Ndërkombëtare rikthehen në Shqipëri
Rajoni
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Javët Kulturore Ndërkombëtare në Shqipëri po shënojnë edicionin e dytë, ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Nisma që sjell tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e vendeve të ndryshme të botës, do të ketë program deri në nëntor të këtij viti.

Margariti ka prezantuar programin e këtij viti duke theksuar se i njëjti fillon me Bashkimin Evropian, nga sot deri më 22 maj, për të vazhduar me artistët nga Greqia nga 23 deri më 29 maj. Ndërsa muaji qershor do të nisë me kulturën italiane.

E konceptuar si një paradë kulturore ndërkombëtare, e shtrirë përgjatë gjithë vitit, JKN është vazhdimi, përfshirja dhe unifikimi nën një brand i një tradite disavjeçare të organizimit të javëve, dedikuar bashkëpunimit kulturor, shkruan ATA.

Nëpërmjet këtij projekti njihen më mirë, forcohen marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, si dhe rritet oferta e aktiviteteve kulturore në Shqipëri për të gjitha shijet dhe moshat.

Përgjatë vitit 2022, kjo nismë e Ministrisë së Kulturës ka angazhuar mbi 700 artistë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024