Javën e ardhshme trupat e viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari transferohen në Shkup

Javën e ardhshme trupat e viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari transferohen në Shkup

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka treguar se trupat e viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgari do të mund të mbërrijnë në Shkup javën e ardhshme.

Osmani në konferencën për medie tregoi se disa nga të lënduarit do të transferohen nesër nga Sofja për në Shkup.

“Pas takimit që kisha me Sofje me prokurorin bullgar por edhe ekspertët e Maqedonisë së Veriut që ishin inkuadruar drejtpërdrejt në procesin e identifikimin dje në qeveri prezantova informacion dhe plan veprimi për transferimin  të lënduarve por edhe transferimin e viktimave  të aksidentit tragjik. Sipas informacioneve që kemi nga spitali në Sofje planifikohet që nesër më 27 nëntor të lëshohen në shërim shtëpiak dy të lënduarit e parë, kurse pastaj më 28 dy të tjerë më 30 dy tjerë dhe një person me një dhjetor. Transferimi i tyre do të organizohet nga Ministria e shëndetësisë dhe ata fillimisht do të transferohen nëpër spitale  institucionet shëndetësore të vendit këtu në Shkup dhe pastaj kur të bëhet vlerësimi mjekësor të vazhdohet trajtimi i tyre në kushte të shtëpisë”, tregoi Osmani.


Osmani derisa ka treguar se javën e ardhshme pritet të përfundojë identifikimi i viktimave, tregoi edhe se do të jenë në komunikim edhe me familjarët

“Sa i përket transferit të kufomave qeveria dje krijoj grup në nivel ministrave ku udhëheqës do të hem unë kurse do të jenë pjesëmarrës ministrja e punës dhe politikës sociale, ai transportit dhe shëndetësisë. Jemi në koordinim të vazhdueshme me organet e hetimit dhe identifikimit në Sofje presim që nga mesi i javës së ardhshme të përfundojë procesi i identifikimit dhe ministria e jashtëm organizon transportin e veçantë dhe në mënyrë të dinjitetshme nga Sofja për në Shkup. Në ditët në vijim do të kem komunikim me familjarët e viktimave”, potencoi Osmani.

Në aksidentin tragjik që ndodhi të martën e 23 nëntorit në autostradën e Strumës në Bullgari u aksidentua autobusi me 52 pasagjerë, nga ku 45 humbën jetën ndërsa shtatë të tjerë u lënduan. Qytetarët ishin kryesisht nga Maqedonia e Veriut.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.