Javë me mot të ndryshueshëm

Javë me mot të ndryshueshëm

Kjo javë fillon me mot jo stabil, vranësira, rreze dielli, por edhe reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Kjo situatë e motit do të stabilizohet nga dita e mërkurë duke mundësuar mot stabil dhe relativisht të nxehtë.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-30 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, shpejtësia e së cilës në Dukagjin mund të arrijë deri 14 m/s, ndërsa në rrafshin e Kosovës, shpejtësia e erës mund të arrijë deri 9 m/s.

Lexo edhe

Video