Java e Kuzhinës Italiane: Show gatimi dhe organizime të gastronomisë në Kosovë

Java e Kuzhinës Italiane: Show gatimi dhe organizime të gastronomisë në Kosovë

Në Kosovë po zhvillohet edicioni i gjashtë i “Javës së Kuzhinës Italiane në Botë”, një nismë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar për të promovuar më të mirën e zinxhirit agroushqimor dhe njohurive të ushqimit dhe verërave Made in Italy. Tema e edicionit 2021 – “Tradita dhe perspektivat e kuzhinës italiane: vetëdijësimi dhe rritja e qëndrueshmërisë së ushqimit”, ku falë përdorimit të produkteve sezonale kombinon promovimin e produkteve agroushqimore italiane me përmirësimin e Dietës Mesdhetare si një model i të ushqyerit shëndetshëm për qenien njerëzore dhe i qëndrueshmrisë për mjedisin.

Edhe në Kosovë, edicioni parasheh një kalendar të pasur ngjarjesh nga data 22 deri më 28 nëntor në qytetet kryesore të vendit, organizuar nga Ambasada në Prishtinë, në bashkëpunim me Agjencinë ICE, Institutin Italian të Kulturës në Tiranë dhe “Pedakos – Aleanca për Zhvillimin e Arsimit Parashkollor për Kosovën” nën kujdesin e OJQ-së “Volontari nel Mondo RTM “me financim nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor (Aics).


Për “Javën” do të mbërrijnë në Kosovë katër shefa të kuzhinës nga Federata italiane e kuzhinierëve, të udhëhequr nga Alessandro Circiello, që do të organizojnë disa “darka me autorësi” në Prishtinë (restorant Extrafish) e Pejë (Hotel Dukagjini), si dhe në përputhje me masat anti-Covid, do të realizojnë një show të gatmit në qendren e njohur tregtare në Prizren (Abi Çarshia). Për të arritur një publik sa më të gjerë, shefat e kuzhinës do të marrin pjesë edhe në një program televiziv të njohur në televisionin vendor, Klan Kosova. Po ashtu, në kopshtin “Nena Kabrini” në Prizren, OJQ-ja “Volontari nel Mondo Rtm” dhe “Pause Atelier dei Sapori” e Fondacionit Reggio Children do të propozojnë punëtorinë “Edukimi për shije sipas filozofisë edukative të Reggio Emilias”, duke realizuar një laborator që synon eksplorimin shumëshqisor të perimeve, me ndihmën e pedagoges Paola Cavazzoni dhe shefit të kuzhinës Alessandro Tagliavini. Njëherit, gjatë gjithë javës, mbi 30 restorante në mbarë Kosovën do t’i ofrojnë publikut menu të veçanta italiane, të përgatitura enkas për këtë edicion.

“Përmes këtij programi të artikuluar, ne synojmë të ofrojmë një pasqyrë prej 360 shkallësh të kuzhinës sonë, që është sinonim i kulturës, traditës dhe cilësisë, por edhe eksperimentimit, mirëqenies dhe qëndrueshmërisë. Sot, Kosova përfaqëson Vendin me numrin më të madh të të rinjve në Evropë dhe për shkak të hapjes së theksuar ndërkombëtare dhe prirjes ndaj inovacionit që e dallojnë në çdo fushë, ajo përfaqëson terrenin ideal për përmirësimin e Dietës mesdhetare si model i të ushqyerit dhe mënyrës së jetesës së shëndetshme dhe të qëndrueshme”, tha ambasadori Antonello De Riu.

Programi i aktiviteteve: https://italiantastekosovo.com/index.php

Lexo edhe

Video

error: