Jashari: Vuajtjet e nënave tona- arkivat tona

Jashari: Vuajtjet e nënave tona- arkivat tona

Kryetari aktual, njëherit edhe kandidati për kryetar të Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari thotë se vuajtjet e nënave tona janë akrivat e vendit.

Jashari ka takuar motrat e dëshmorit Muharrem Misimi nga fshati Prekaz.

Ai thotë se 22 vjet pas luftës ende janë të freskëta dhimbjet që i shkaktoi lufta.

Postimi i plotë i Jasharit:

Vuajtjet e nënave tona- arkivat tona,


22 vite pas luftës ende i kemi të freskëta dhimbjet që na i shkaktoi lufta, ende nënat tona nuk mund t’i mbajnë lotët nga humbja e më të dashurve të tyre, që ia falën me krenari Kosovës.

Asnjëherë faleminderit askujt për nderimin bërë dëshmorëve sepse kjo është më e pakta që mund dhe duhet bërë për dëshmorët tonë.

Për me tepër lotët e kësaj nëne na shërbejnë si motiv dhe detyrë që të punojnë shumë më shumë për vendin tonë, duke lënë anash inatet dhe interesat personale e grupore.

Në video motra e dëshmorit Muharrem Misimi nga fshati Prekaz, me të cilën dje bëmë homazhe për dëshmorin e rënë 23 vite me parë në mbrojtje të atdheut.

Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë!

Lexo edhe

Video