Jashari viziton ushtrimin e përbashkët të pjesëtarëve të FSK-së me trupat amerikane

Jashari viziton ushtrimin e përbashkët të pjesëtarëve të FSK-së me trupat amerikane

Në kudër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizitoi nga afër trupat e FSK-së në ushtrimin e përbashkët me ushtarakët Amerikan në Ajova .


Jashari së bashku me komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovas, gjeneral Corell kanë parë nga afër ushtarakët e FSK-së, së bashku me ushtarakët amerikanë gjatë realizimit të  konceptit të ushtrimit të përbashkët.

“KOMFSK vëzhgoi nga afër planifikimin taktik në nivel të kompanisë dhe batalionit si dhe ballafaqimin me zjarrin direkt të armikut, këto stërvitje kanë për synim rritjen e përgatitjeve luftarake për fushëbetejë si dhe ndërveprueshmërinë mes dy forcave. Personeli i FSK-së dhe ai i partnerëve tanë nga SHBA po tregojnë nivel të lartë profesional dhe përkushtim maksimal në përmbushjen e objektivave të ushtrimit”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video