Jashari: Vërshimet shkaktuan dëme në bujqësi

Jashari: Vërshimet shkaktuan dëme në bujqësi

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka vizituar disa fermerë në zonat të kësaj komune të cilët u prekën nga vërshimet.

Jashari thotë se vërshimet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në fushat bujqësore.


Por ai ka treguar edhe se fermerët të cilët janë prekur nga këto vërshime do t’iu kompensohen dëmet nga Qeveria e Kosovës.

“Vërshimet e fundit që ndodhën edhe në komunën tonë kanë bërë dëme të konsiderueshme edhe në fushën e bujqësisë.  Gjatë këtyre ditëve kemi vizituar disa fermerë në zonat me të prekura nga vërshimet, duke parë nga afër dëmet e shkaktuara në fushat bujqësore. Të gjithë fermerëve që janë prekur nga këto vërshime dhe u janë shkaktuar dëme ju bëjmë thirrje që të aplikojnë në komunën e Skenderajt, për të cilat dëme kompensimi do të bëhet nga Qeveria e Kosovës. Aplikimi bëhet përmes kërkesave të cilat duhet të dorëzohen në administratën e komunës, deri me datën 20.01.2021.  Pas aplikimit komisioni i vlerësimit do të shqyrtojë të gjitha kërkesat dhe do të verifikojë dëmet e shkaktuara. Në përkrahje të fermerëve”, ka shkruar Jashari.

Lexo edhe

Video

error: