Jashari për Gërvallën: Fundërrinë që deponoi dokumente të rrejshme kundër UÇK-së
Lajme
Lexohet për: 2 min.
gervallaa
1 javë më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari ka qen i ashpër në kundërpërgjigjen e tij ndaj ministres së jashtme, Donika Gërvallës, pasi që kjo e fundit gjatë një tubimi elektoral, e quajti Haradinajn si një gjeneral të vetëshpallur.

Jashari e akuzoj Gërvallën për deponim të rrejshme kundër luftës së UÇK-së, duke e quajtur fundërrinë që e kanë duruar mjaftueshëm.

“Kemi një ministre e cila ka shpif, ka deponu edhe dokumente të rrejshme kundër luftës së UÇK-së, dhe krerëve atje dhe me keqardhje e them se e kemi toleru mjaftueshëm, duke e respektuar, që do ta respektojmë çdoherë vlerën dhe kontributin e Jusuf Gërvallës, por kjo me deklaratat e saj, që është një Schwarz, dhe një fundërrinë, në fund të fundit dhe ndoshta përgjigjeja më e mirë do t’i shkonte siç thuhet në filozofinë popullore: Prej skenderi beteri, dhe kjo në vazhdimësi po paraqitet si një beter, nëse mund t’i them ashtu, por megjithatë, defekti kryesor është i kësaj qeverie, në krye me Albin Kurtin, që e kam quajtur dhe e quaj, dhe qëndroj prapa qëndrimeve të mija, deklarimeve të mia, që kjo qeveri është anti-UÇK. Mendoj se këto çështje më së mirë do të zgjidhen, sepse kjo apsolutikisht nuk e fyen Ramush Haradinajn, kjo e fyen luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe nëse ka një komandat të devotshëm dhe një komandant që me plot meritë, duke e çmuar, duke e respektuar, luftën, sakrificën që bërë, edhe si komandant, po edhe si familje, mendoj që respektin e ka dhe do ta ketë nga të gjithë shqiptaret dhe kushdo që është sot në politik, duhet ta dalloj sakrificën dhe luftën e UÇK-së”, deklaroi Jashari.

Gjatë tubimit elektoral në Deçan, Gërvalla e ka quajtur Ramush Haradinajn si gjeneral të vetëshpallur. Kjo deklaratë e Gërvallës, ka shkaktuar një reagim të madh në opinionin publik.

https://kosovapress.com/donika-gervalla-thumbon-ashper-opoziten

https://kosovapress.com/ovl-uck-ndal-e-zeza-donike-nje-dite-populli-do-tiu-hedh-ne-plehra

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025