Jashari: E ndjeja se do të shënoja gol
Sport
Lexohet për: 1 min.
Muharrem Jashari
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kosova e mposhti Lituaninë në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-0, ndeshje kjo e cila shënoi edhe fundin e rrugëtimit të Kosovës në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Fitorja erdhi duke iu falënderuar golit të vetëm të shënuar në fillim të ndeshjes, përkatësisht në minutën e pestë të saj nga Muharrem Jashari, raporton KosovaPress.

Pas ndeshjes, Jashari tha se e kishte ndjerë se do të realizonte gol.

“Për mua heronj janë të gjithë bashkëlojtarët të cilët më ndihmuan në pjesën e dytë e cilët e patë një barrë shumë më të madhe pa mua, pa një lojtar dhe i falënderoj të gjithë lojtarët dhe jam i lumtur që e arritëm fitoren. Kam pasur edhe në ndeshjen me Rumaninë disa raste dhe normal që e kam ndjerë që në këtë ndeshje do të shënojë sepse i kam pasur disa raste dhe jam i lumtur që shënova dhe i ndihmova ekipit”, tha Jashari.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025