Jasharaj: Takimet me Qeverinë të jenë të hapur dhe qytetarët ta mësojnë të vërtetën

Janë bërë rreth tre javë që kur ka filluar greva në arsim dhe institucionet e sindikatat ende duken larg zgjidhjes së problemit. Pavarësisht që gjatë kësaj jave u zhvillua takim në mes Këshillit Grevist të BSPPK-së dhe Qeverinë, takimi doli të jetë i pa suksesshëm. Sipas kryetarit të SBAShK-ut, Rrahaman Jasharaj në takim ka munguar serioziteti nga Qeveria. Ai tha se nuk është koha për tallje, porse Qeveria duhet të veprojë.

Jasharaj në një intervistë për KosovaPress ka komentuar edhe veprimin e disa mësimdhënësve, të cilët kanë filluar mësimin, duke thënë se secili mësimdhënës është i lirë të vendos nëse do të fillojë mësimi.

Kryetari i SBAShK-ut ka kërkuar nga Qeveria në rast se do të ketë takim, të jetë i hapur në prani të mediave, pasi sipas tij, takimeve të mbyllura po i humb serizoteti.

“Unë do të insistoj nëse ndodhë ndonjë takim të jetë i hapur dhe të jenë të pranishme mediat me qëllim që ne nuk kemi asgjë të fshehim nga qytetarët dhe uroi që as pala tjetër. Përmes përmbajtjes nga takimi, opinioni saktë do të dinte kush ka seriozisht angazhimin që të dalim nga kjo situatë dhe kush po e përdor situatën për ta fajësuar palën tjetër, pra qytetarët me një takim të hapur do ta mësonin të vërtetën… 6:04 Takimet e mbyllura po shfrytëzohen nga pala tjetër për t’i nxjerr dy apo tre fjali dhe opinioni me marrë me të, dhe tash mu qel Facebook-at e ka vëlla e se ka vëlla, dhe po humb serioziteti i takimeve. Qeveria të ulet me ne, ta gjejë guximin që takimi të jetë i hapur para mediave”, theksoi Jasharaj.

Sipas Jasharajt, është ironike në këtë shekull ta detyrosh popullin të merret me deklaratën e Kurtit, se nëse është përdorë ose jo fjala vëlla gjatë takimit të mbajtur ditës së martë. Ai tha se çelësi i situatës është te Qeveria dhe jo te SBAShK-u.


“Edhe pse kishte nga pala tjetër që e tërë përmbajtja e takimit, mos arritja e asnjë rezultatit për shkak të barrikadimit të qeverisë, ata u munduan që opinionit t’i hedhin një fjali. Është ironike që në këtë shekull ta detyrosh popullin të merret, a i kam thënë apo jo vëlla. Unë i kam thënë, por në kuptimin më të mirë, në kuadër të tekstit dhe jo ta nxjerr një fjali të tillë nga takimet…1:19Nëse qeveria është vërtetë serioze, nuk është koha për tallje me fjalinë vëlla, është koha kur qeveria duhet të veprojë. Çelësi i situatës është te qeveria”, tha Jasharaj.

Po ashtu, ai tha se në çdo mbrëmje mbajnë takime me kryetarët e nivelit komunal për ta parë nga afër situatën dhe për ta dëgjuar zërin e anëtarësisë.

Më tej, Jasharaj shtoi se ka pasur tendencë të ndahen kërkesat mes SBAShK-ut dhe BSPK-së, mirëpo tha se kjo nuk është e vërtetë.

Sipas tij, mund të ketë ndikuar edhe vizita e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci në fillimin e mësimit të disa shkollave në Komunën e Gjakovës. Ai tha se është e drejtë e mësimdhënësve të vendosin nëse dëshirojnë të mbajnë mësim.

“Kjo grevë po zgjat kogja, opinioni e di se kishte edhe presione kogja të mëdha, vizita sidomos nëpër komuna ku Vetëvendosja e ka pushtetin, mund të kemi ndonjë lëvizje, shembull Gjakova, por aty edhe ministrja Nagavci ka shkuar vazhdimisht, pastaj edhe Kusari Lila, d.m.th. këto gjëra mund t’iu ndodhin edhe komunave tjera dhe është e drejta e anëtarësisë, ne nuk kemi asnjë mekanizëm ndëshkues dhe nuk do ta bëjmë kurrë…11:08 Është fryma e demokracisë, njerëzit vendosin. Siç kanë vendosur për grevë, le të vendosin edhe ndryshe, është vullnet i tyre të cilin ne duhet ta respektojmë”, ka shtuar Jasharaj.

Bashkimi i Sindikatave te Pavarura të Kosovës nga data 25 gusht ka nisur grevën në sektorin publik në vend. Ata po kërkojnë hartim dhe hyrje në fuqi sa më shpejtë të Ligjit të pagave, plotësim-ndryshimin e ligjit mbi skemat pensionale dhe pagës 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave.

Lexo edhe

Video