Japonia planifikon vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme gjatë Lojërave Olimpike

Japonia planifikon vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme gjatë Lojërave Olimpike

Qeveria e Japonisë planifikon të vendosë një gjendje të jashtëzakonshme në Tokio gjatë Lojërave Olimpike, në mënyrë që të parandalojë përhapjen e koronavirusit, raportoi sot media japoneze.

Thuhet se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë deri më 22 gusht. Do të ishte gjendja e katërt e jashtëzakonshme në Japoni që kur filloi pandemia e koronavirusit.


Lojërat Olimpike fillojnë në 23 korrik dhe do të zgjasin deri më 8 gusht.

Në Japoni, ka pasur një rritje të numrit të njerëzve të infektuar me virusin korona.

Sipas të dhënave të fundit, më shumë se 808.000 njerëz janë infektuar dhe pak më pak se 15.000 kanë vdekur si rezultat i koronavirusit.

Lexo edhe

Video