Japonia mposht Spanjën, eliminon Gjermaninë nga Botërori “Katar 2022”

Japonia mposht Spanjën, eliminon Gjermaninë nga Botërori “Katar 2022”

Kanë përfunduar të dy ndeshjet e fundit të programit të sotëm të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku tanimë kemi mësuar edhe dy kombëtaret e Grupit E që kanë siguruar fazën e eliminatoreve.

Kombëtarja e Japonisë e ka befasuar Spanjën, duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1, raporton KosovaPress.

Fillimisht, ishte Spanja ajo që e gjeti epërsinë e para në ndeshje, ku Alvaro Morata shënoi në minutën e 11’ në minutën e 11’.

Por, dy gola nga Doan (minuta e 48’) dhe Tanaka (minuta e 51’) ishin vendimtarë që Japonia ta mposht sot Spanjën me rezultat 2:1.

Ndërkaq, krahas këtij takimi u zhvillua edhe ndeshja mes Gjermanisë e Kosta Rikës, ku gjermanët regjistruan fitore me shifrat 4:2.

Te gjermanët golashënues ishin Gnabry (minuta e 10’), Havertz (minuta e 73’ dhe 85’) dhe Fullkrug (minuta e 90+1), kurse te Kosta Rika golat i shënuan Tejeda (minuta e 58’) dhe Vargas (minuta e 70’).


Pavarësisht kësaj fitoreje, Gjermania eliminohet nga Botërori “Katar 2022” pasi që Japonia mposhti sot Spanjën.

Lider i Grupit E është Japonia me gjashtë pikë, dy sosh më shumë se Spanja dhe Gjermania, ku kjo e fundit zë vendin e tretë për shkak të golaverazhit më të dobët se Spanja.

Kosta Rika renditet e fundit me tre pikë.

Rezultatet finale:

Japonia 2:1 Spanja

Kosta Rika 2:4 Gjermania  

Lexo edhe

Video