Japonia mposht Amerikën, kjo e fundit nuk regjistroi asnjë goditje drejt portës

Japonia mposht Amerikën, kjo e fundit nuk regjistroi asnjë goditje drejt portës

Kombëtarja e Japonisë e ka mposhtur sot me rezultat solid Amerikën, ndeshje kjo e cila ishte në rolin e miqësores.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Japonia mposht me rezultat 2:0 Amerikën, ku kjo e fundit nuk arriti që të regjistrojë as edhe një goditje të vetme në portën e japonezëve, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Daichi Kamada, i cili kalon Japoninë në avantazh prej 1:0 në minutën e 24’.


Ndërkaq, golin e fundit të ndeshjes e shënoi Kaoru Mitoma, i cili vulos rezultatin final 2:0 në minutën e 88’.

Japonia dhe Amerika hynë në lojë me rekorde identike duke qenë të pamposhtura në 12 nga 14 ndeshjet e tyre të mëparshme. Megjithatë, japonezët vazhduan me fitore për të mbajtur të paprekur formën e tyre të fortë.

Më poshtë mund të gjeni statistikat e ndeshjes.

Lexo edhe

Video