Super-agjenti Jorge Mendes ka propozuar James Rodriguez te Lazio, teksa veterani kolumbian kërkon një klub të ri.
Lazio ka qenë në kërkim të një përforcimi në sulm për disa javë tashmë, duke synuar seriozisht tanimë ish-lojtarin e Manchester United Mason Greenwood. Lazio nuk arriti të mposht konkurrencën për Greenwood, duke e detyruar klubin italian të kërkojë diku tjetër, raporton KosovaPress.
“Gazzetta dello Sport” detajon se si super-agjenti Jorge Mendes i propozoi Lazios, James Rodriguez ndërsa ai kërkon t'i gjejë klientit të tij një shtëpi të re pas përfundimit të kontratës së tij me Sao Paolo.
Sulmuesi 33-vjeçar është i disponueshëm si transferim i lirë dhe po kërkon një kontratë dyvjeçare me vlerë rreth 4 milionë euro neto në sezon. Ai gjithashtu i është ofruar Aston Villas, Wolverhamptonit dhe Nottingham Forestit, mes klubeve të tjera.