Jakupi takon banorët e Karaçevës dhe Marocit

Jakupi takon banorët e Karaçevës dhe Marocit

Kandidati për kryetar të Kamenicës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Faton Jakupi ka vazhduar bashkëbisedimet me qytetarët e kësaj komune.

Ai ka takuar banorët e fshatit Karaçevë dhe Marocë me të cilët ka diskutuar për problemet që ballafaqohen dhe pritshmëritë që kanë nga qeverisja pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Jakupi thotë se synimi i qeverisjes së tij është krijimi i kushteve më të mira për banorët e të gjitha fshatrave.


“Edhe sot kam vazhduar bashkëbisedimet me qytetarët e komunës së Dardanës.

Sot gjatë ditës isha në fshatrat Karaçevë e Marocë. Me banorët e këtyre fshatrave, diskututuam për problemet që ballafaqohen dhe pritshmëritë që kanë nga qeverisja pas 17 tetorit. Synimi i qeverisjes sonë është që të krijojmë kushte më të mira për banorët e të gjitha fshatrave të komunës sonë.  17 tetori po vjen, ditët e mira për qytetin tonë po vijnë!

Bashkë dhe ndershëm ✅121 !”, ka shkruar Jakupi.

Lexo edhe

Video