Jakup Krasniqin e viziton vajza e tij në Hagë: Për 8 muaj e 12 ditë ëndërruam përqafimin tënd

Jakup Krasniqin e viziton vajza e tij në Hagë: Për 8 muaj e 12 ditë ëndërruam përqafimin tënd

Gjykata Speciale ka filluar me lejimin e vizitave për familjarët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë duke u mbajtur në paraburgim.

 I pari që ka takuar familjen e tij ishte Jakup Krasniqi. Gresa Krasniqi, e bija e Jakup Krasniqit, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar rreth takimit që ka pasur pas tetë muajsh me babain e saj.

Ajo përmes një postimi ka përshkruan momentet që po i përjetojnë si familje prej që kur prindi i tyre u arrestua dhe po mbahet në Hagë.

Ky është postimi i saj i plotë pa ndërhyrje:

Per 8 muaj e 12 ditë ëndërruam përqafimin tënd e ledhatimet e tua.


Sot në prehërin tënd mu qetësua shpirti Babi.

Harruam gjithçka.

Harruam dhimbjen, pritjet, vuajtjet. Jeta është e padrejtë me njerezit e mirë. Sa i mirë je ti babi, sa shumë padrejtësi durove. E kisha ëndrru këtë moment her në gjum e her me sy qel. Para pasqyrës, çdo mëngjes i përsërisja fjalët që do ti thoja, para teje u bëra e heshtur.

Sa na kishe munguar!

Sa e rënd ishte të shoh aty, por të pash më të fort se herave tjera, megjithese perballeshe me te tjera padrejtësi të pash më të buzëqeshur se herave tjera, mjekrra e bardhë që ti numron vitet plot vuajtje të ka bërë edhe më të pashem.  Ti nuk thehesh babi, kisha lexuar shumë shkrime nga ish te burgosur, qe tregonin historit e tua sikur të një superheroi. U binda babi, ti nuk thehesh. Ti bëhesh më i fort, e kjo më gezoi.  Sa na kishe munguar! E di, ti edhe njeherë i duhesh Kosovës dhe UÇK-se. Por, na duhesh edhe neve.  Padrejtësia babi, vret më shumë se plumbi.  U ç’mallem thua, po ky mall vështirë se kalon.  Te duam.

Si rikujtim po e postojmë edhe një poezi të Jakup Krasniqit që e kishte postuar në profilin e tij në Facebook para dy vitesh, e që i kishte kushtuar mbrojtjes së luftës së ndershme të UÇK-së.

Lexo edhe

Video

error: