Jahjaga: Krimineli që pati zemër të gjuaj në drejtim të nxënësve të kapet dhe të merr dënimin e merituar

Jahjaga: Krimineli që pati zemër të gjuaj në drejtim të nxënësve të kapet dhe të merr dënimin e merituar

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka reaguar për vrasjen në Gllogjan të Deçanit e ku mbetën të vrarë tre persona, nga ta dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Ajo ka thënë të jetë tronditur nga ky akt i tmerrshëm, për cka bën thirrje që krimineli të kapet dhe të merr dënimin e merituar.

“E tronditur nga akti i tmerrshëm në Gllogjan. Është e pa imagjinueshme dhimbja që familjarët janë duke ndjerë tani. Ngushëllime, jemi me ju! Krimineli që pati zemër të gjuaj në drejtim të nxënësve shumë të rinjë në moshë, të kapet nga organet kompetente dhe të merr dënimin e merituar”, ka shkruar Jajhaga.

Nga të shtënat me armë zjarri në drejtim të autobusit që ishte duke qarkulluar nga Gjakova për në Gllogjan mbetën të vrarë tre persona dhe një u plagos. Ky i fundit sipas mjekëve të spitalit të Pejës, është jashtë rrezikut për jetë.

Ende nuk dihen motivet e këtij akti kriminal, për çka ende mbetet i paditur edhe autori apo autorët e vrasjes.


Ndaj kësaj vrasje makabër pati reagime të shumta.

Krerët e institucioneve shtetërore kërkuan nga organet e rendit që sa më parë të zbardhet rasti dhe krimineli apo kriminelët të dalin para drejtësisë.

I pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti në një deklarata dhënë për KosovaPress e ka quajtur krim mizor e brutal, sulmin e sotëm në Deçan.

Ai për KosovaPress deklaroi se është siguruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla që do të punohet në zbardhjen e rastit ku u vranë tre persona gjatë të sulmit të një autobusi në Gllogjan.

“Mora lajmin tronditës për këtë krim brutal e mizor që i la tre qytetarë të vdekur. Kam kërkuar nga organet e rendit që të bëjnë maksimumin dhe sa më shpejt dorasin ta sjellin para drejtësisë. Aq e trishtueshme, tronditëse, pikëlluese, është tragjedia e sotme në Deçan sa disi më ka lënë pa fjalë, por nuk guxon të na lë pa vepra. Dhe Policia e Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla më kanë siguruar që po bëjnë gjithçka që është në kapacitetet e tyre në mënyrë që edhe të zbardhet rasti sa më parë edhe të mundësohet pa vonesa drejtësia”, ka deklaruar Kurti për KosovaPress.

Lexo edhe

Video