文化
ウルピアナ・クルタイの「天の影」 - イメージから切り離せない愛の深さを伝える展覧会
Sonte në ambientet e Shtëpisë së Evropës është hapur ekspozita “Hije qiellore”, një koleksion i veçantë i punimeve të artistes Ulpiana Kurtaj. Veprat e artit të paraqitur në ekspozitën “Hije qiellore” mbartin një thellësi dashurie dhe besimi të ndërsjellë, të pandashme nga imazhi. Kurtaj theksoi se punimet e saj bazohen në tri ngjyra kryesore, të bardhën, të zezën dhe përhirtën, të cilat simbolizojnë kontrastet mes dritës dhe hijes. "Jam artiste në këtë ekspozitë, e cila quhet “Hije qiellore” që po mbahet në Shtëpinë e Evropës. Ekspozita është hapur sot deri më 22 prill. Ekspozita quhet “Hije qiellore”, për shkak se në punimet që gjenden këtu kemi të bëjmë me dritën, hijen dhe ndërmjetësimin mes tyre. Do të thotë, kemi tri ngjyra kryesore, të bardhën, zezën dhe përhirtën", tha Kurtaj. Ndërsa ka treguar më shumë detaje rreth pikturave, ajo tha se hijet tregojnë atë pjesën mes të shkuarës dhe tashmes. "Hijet tregojnë pjesën mes së shkuarës dhe të tashmes, kështu është ajo pjesa e paharruar, e cila mbetet në kujtesë të njerëzve... Kjo ekspozitë është diku rreth tri vjet punime, ka punime që janë bërë në periudha të ndryshme dhe gjitha janë shfaqur këtu", tha Kurtaj. Ajo shtoi se pasioni për artin ka qenë i pranishëm që në fëmijërinë e saj, por zhvillimi kryesor ndodhi gjatë studimeve universitare. "Kam vizatuar edhe kur kam qenë e vogël, mirëpo kryesisht kam filluar të merrem me art para periudhës së fakultetit dhe mandej zhvillimi kryesor ka qenë në fakultet, dhe aty e kam parë që pjesa e lapsit po më tërheq më shumë, mirëpo edhe te pjesa e pikturës jam marrë me një kohë të caktuar... Momentalisht të gjithë janë të lumtur dhe po ju pëlqejnë", tha Kurtaj. Kujtojmë, Ulpiana Kurtaj është e njohur për portretet e saj të fuqishme bardh e zi dhe njëkohësisht paraqesin imazhe të një bukurie klasike. Ajo ka paraqitur punimet e saj edhe në ekspozita të ndryshme më 2021 në Prishtinë dhe Tiranë. Ekspozita “Hije qiellore” do të qëndrojë e hapur për publikun nga ora 09:00 deri në 18:00, deri më 22 prill, duke u ofruar vizitorëve mundësinë të eksplorojnë konceptin e dritës, hijes dhe ndërmjetësimit mes tyre.
文化からのその他の情報
合計: 34
よくある質問:
このウェブサイトは以下によって維持および管理されています。 コソバ通信社。 KosovaPress は、著作権および知的財産に関する法規定に従って、著作権を留保しています。 KosovaPress との合意なしに商業目的で使用、変更、配布することは固く禁じられています。
このウェブサイトアプリケーションは、次のサポートを受けて開発されています。 #サステインメディアプログラム、欧州連合とドイツ政府が共同出資し、一部はGIZ、DW Akademie、Internewsが実施した。その内容はKosovaPressの単独の責任であり、必ずしもEUまたはドイツ政府の見解を反映するものではありません。
すべての著作権は APL KosovaPress が所有します © 2002-2025