Zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë kanë marrë vëmendjen edhe të raportimeve të shumë mediave botërore.
Zëri i Amerikës ka shkruar se zgjedhjet e së dielës, të nëntat me radhë që nga përfundimi i luftës së viteve 1998-1999 që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, shihen si një sprovë për kryeministrin Albin Kurti, partia e të cilit fitoi me një rezultat të thellë në vitin 2021 dhe është vënë në përpjekje për një mandat tjetër.
Kjo është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, që parlamenti i Kosovës përmbushi mandatin e plotë katërvjeçar.
Zëri i Amerikës raporton se votimet e sotme do të përcaktojnë se kush do të udhëheqë Kosovën në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të cilat kanë ngecur për një kohë të gjatë.Mediumi i njohur britanik raporton se një rënie nën 50% e votave për partinë e Kurtit mund të nxisë bisedime për koalicion pas zgjedhjeve, teksa përkujton se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka shqiptuar mbi 650,000 euro gjoba, trefishi i numrit të vitit 2021, sipas Demokracia në Veprim.
Al Jazeera raporton se zgjedhjet shihen si referendum për kryeministrin Albin Kurti, i cili ka qenë në mosmarrëveshje me aleatët e tij perëndimorë për marrëdhëniet me Serbinë fqinje.
Kosova do të mbajë zgjedhje vendimtare të dielën, të cilat mund të përcaktojnë të ardhmen e vendit dhe integritetin e tij territorial në një botë të paqëndrueshme.
Vitet e rrezikshme për Kosovën janë përpara. Analistët mendojnë se ligji për asociacionin do të kishte forcuar pozitat e Kosovës ndaj mundësisë së ndarjes.
Mënyra se si do të zhvillohen ngjarjet pas zgjedhjeve mbetet e pasigurt, dhe Alex Anderson, një qytetar kosovar me origjinë britanike dhe analist politik paralajmëron për mundësinë e rrezikshme të tërheqjes së trupave amerikanë nga kampi Bondsteel.
France 24 raporton se Kosova voton në zgjedhjet parlamentare nën hijen e tensioneve me Serbinë dhe përkujton se partia e kryeministrit Albin Kurti bëri fushatë me një linjë të ashpër kundrejt Serbinë, ndërsa opozita u fokusua në ekonomi.
Fushata e Kurtit është përpjekur ta përçojë mesazhin, duke këmbëngulur se qeveria tani ka kontroll më të madh të territorit të Kosovës se në çdo kohë tjetër që nga pavarësia, raporton mediumi francez.