Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Ja si ia uron Haradinaj ditëlindjen Hashim Thaçit

Ja si ia uron Haradinaj ditëlindjen Hashim Thaçit

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në 53 vjetorin e lindjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, ka uruar atë duke shpresuar që dollinë do ta ngrehin në ditëlindjen e tij të radhës.

“Kjo qoftë ditëlindja më e keqe e jetës tënde, shpresoj që dollinë do e ngrehim në ditëlindjen tënde të radhës”, ka shkruar ai në Facebook.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot mbush 53 vjet. Për dallim nga vitet e kaluara kur ai festonte pranë familjes, kjo datëlindje Thaçin e gjen në Hagë ku po akuzohet për krime lufte nga Gjykata Speciale.


Hashim Thaçi, i lindur më 24 prill 1968, është presidenti i pestë i Republikës së Kosovës. Ai ishte kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministër në kabinetin e kryesuar nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014

Thaçi ishte gjithashtu kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)

Ai u ngrit në rend të parë si kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ndërkohë, ai shërbeu gjithashtu si kreu i një qeverie të përkohshme në fund dhe menjëherë pas luftës në vitin 1999.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: