Ja si festoi Shaqiri pas fitores së Lyonit mbrëmë kundër Marseille

Ja si festoi Shaqiri pas fitores së Lyonit mbrëmë kundër Marseille

Mbrëmë është zhvilluar derbi francez mes skuadrës së Lyonit dhe asaj të Marseille, ku triumfuese doli skuadra e Xherdan Shaqirit, respektivisht skuadra nikoqire.

Ylli kosovar me pasaportë zvicerane ishte protagonisti kryesorë i fitores 2:1 të Lyonit kundër Marseille, duke shënuar një gol dhe duke asistuar, përcjell KosovaPress.

Në fakt, fillimisht Shaqiri shënoi golin e parë për nikoqirët në minutën e 76’, kështu duke barazuar në 1:1 shifrat për Lyonin.

Kur shihej se ndeshja ishte drejt përfundimit, Shaqiri asiston te sulmuesi Dembele, i cili e konkretizon me gol, kështu duke ia siguruar tre pikët e plota Lyonit.


Ndërkaq, kësaj fitoreje shihet se i është gëzuar tej mase Shaqiri, ku janë publikuar dy foto të tij duke festuar në zhveshtore të Lyonit.

Fotot i gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video