Ja rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve

Ja rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve

Ka përfunduar pjesa e parë në të dy ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Ligën e Kampionëve, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, kampioni aktual evropian Chelsea gjendet në epërsi prej 1:0 në ndeshjen kundër Real Madridit, përcjell KosovaPress.

Golin e vetëm në këtë pjesë të parë, dhe të zhbllokimit të rezultatit për skuadrën e Thomas Tuchel e shënoi ylli anglez Mason Mount në minutën e 15’ të ndeshjes.


Ndërkaq, krahas kësaj përballje është duke u zhvilluar edhe takimi mes Bayern Munichut dhe Villarrealit, ku skuadra spanjolle ka arritur ta mbajë vetën përgjatë këtyre 45’ minutave, ku rezultati qëndron i barabartë 0:0.

Rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve në Ligën e Kampionëve i gjeni më poshtë.

Bayern Munich 0:0 Villarreal

Real Madrid 0:1 Chelsea

Lexo edhe

Video