Ja pse Milani është teknikisht tre pikë para Interit

Ja pse Milani është teknikisht tre pikë para Interit

Milani është tani kryesuesi i Serisë A me dy pikë epërsi, megjithëse teknikisht është tre pikë, pasi ata kanë bilanc pozitiv në ndeshjet direkte me Interin

Kjo do të thotë se kuqezinjtë kanë fatin në duart e tyre, por edhe atë që në letër është një garë më e vështirë, transmeton KosovaPress.


Një fitore në Bologna do ta dërgonte Interin një pikë në krye të tabelës, por ndeshja e javës së 20-të e shtyrë nga 6 janari për shkak të një shpërthimi të COVID-19 në kampin Rossoblu nuk shkoi ashtu siç prisnin në “Stadio Dall’Ara” pasi që skuadra e Inzaghit u mposht me rezultat 2-1.

Milani ka tani dy pikë më shumë në krye të tabelës, por avantazhi i tyre teknikisht është tre pikë. Kjo për shkak se ata morën një barazim dhe një fitore gjatë rrjedhës së sezonit

Prandaj, nëse Milani fiton tre ndeshje dhe barazon një nga katër ndeshjet e mbetura, Scudetto është e tyre.

Lexo edhe

Video