Ja përgjigja qesharake e Henderson kur pyetet nëse Liverpooli shikon ndeshjet e Cityt

Ja përgjigja qesharake e Henderson kur pyetet nëse Liverpooli shikon ndeshjet e Cityt

Mesfushori anglez Jordan Henderson nuk i shikon ndeshjet e Manchester Cityt, ku në mënyrë qesharake ka treguar se ai preferon që të shikojë një program të fëmijëve se sa rivalin e titullit të Premier Ligës.

Liverpooli e ka quar garën e titullit në Premier Ligë deri në xhiron e fundit të sezonit, pasi që përmbysi rezultatin mbrëmë kundër Southamptonit, duke triumfuar me rezultat të ngushtë 2:1.

“Të Kuqtë” e Jurgen Klopp u kundërpërgjigjën me golat nga Takumi Minamino dhe Joel Matip, pas golit të epërsisë për Southamptonin nga Nathan Redmond në pjesën e parë.

Me fitoren e mbrëmshme, Liverpooli i është afruar në vetëm një pikë liderit të tabelës, Manchester Cityt, ku ndeshjen e fundit të këtij sezoni do ta zhvillojnë kundër Wolverhampton.

Pas ndeshjes, Henderson foli për “Sky Sports” për luftën e titullit në Premier Ligë me Manchester Cityn.


“Është gjithmonë e vështirë , City duket sikur nuk do të lëshoj pikë kurrë. Ata janë një skuadër fantastike”, tha Henderson.

I pyetur nga Jamie Carragher nëse ai apo ndonjë nga skuadra e Liverpoolit shikojnë skuadrën e Pep Guardiolas duke luajtur, përgjigja e Henderson ishte qesharake.

“Normalisht, unë nuk i shikoj. E di që disa nga lojtarët tanë i shikojnë disa nga to, dhe ndoshta në shtëpi i përcjellin, por mënyra se si luajnë kurrë nuk është e mirë për ta shikuar”, tha Henderson.

“E lëshoj programin e fëmijëve ose diçka tjetër, që ndoshta është më e mirë për ta shikuar”, shtoi më tej ylli anglez.

Intervistën e Henderson me “Sky Sports” e gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video