Ja numri që Muja do ta bartë në fanellë te Antwerpi

Ja numri që Muja do ta bartë në fanellë te Antwerpi

Skuadra belge, Royal Antwerp, bëri zyrtare sot transferimin e sulmuesit Arbnor Muja nga skuadra kosovare, FC Drita.

Pasi që la të impresionuar krerët e skuadrës belge në takimin mes Dritës e Antwerp në raundit e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, Muja tani ndërron kampionatin kosovar për atë të Belgjikës, përcjell KosovaPress.


Muja ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me Antwerpin, me opsionin për ta rinovuar atë edhe për një sezon tjetër.

Klubi belg ka bërë të ditur se ylli kosovar do ta bartë numrin 11 në fanellën e tij.

Lexo edhe

Video