Ja nga çfarë përbëhet një medalje olimpike që u dha në “Tokio 2020”

Ja nga çfarë përbëhet një medalje olimpike që u dha në “Tokio 2020”

Dy medaljet e arta olimpike që i sollën Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi shtetit të Kosovës nuk janë plotësisht të punuara nga ari.

Kjo ishte hera e parë në histori të Lojërave Olimpike që medaljet olimpike dhe ato paraolimpike punohen nga reciklimi i metaleve të çmuara si ari dhe argjendi, përcjell KosovaPress.


Ky projekt ka dy vite që kishte filluar dhe ka pjesëmarrëse kanë qenë rreth 90% të qyteteve dhe fshatrave japoneze, të cilat kishin krijuar vende të posaçme për mbledhjen e pajisjeve të vjetra elektronike si llaptopët dhe telefonat e mençur.

Nga materialet e recikluara janë prodhuar afro 5000 medalje të bronzta, të argjendta dhe ato të arit. Respektivisht, 32 kilogramë janë prodhuar ari, 3493 kilogramë argjend dhe 2200 kilogramë bronz, nga 80 tonë pajisje të cilat u përdorën për reciklim.

Lexo edhe

Video