Ja kur pritet të debutojë Messi me PSG-në

Ja kur pritet të debutojë Messi me PSG-në

Lionel Messi pritet që të debutojë me skuadrën e tij të re Paris-Saint-Germain në ndeshjen ndaj Reims në kuadër të Ligue 1 më datën 29 gusht.

Argjentinasi është në procesin e rikuperimit fizik që nuk duket se do t’i marrë shumë kohë për shkak të angazhimit që e kishte me Argjentinën në Kupën e Amerikës, përcjellë KosovaPress.


Ai gjithashtu është dukë kërkuar një shtëpi të përshtatshme për familjen e tij andaj duke parë këto angazhime, nuk do të mund të paraqitet në ndeshjen e radhës kundër Brest të premten në mbrëmje.

Ndaj Reims ai mund të luajë së paku në pjesën e dytë.

Lexo edhe

Video