Ja ku mund të aplikoni për një biletë për ndeshjen Roma-Feynoord

Ja ku mund të aplikoni për një biletë për ndeshjen Roma-Feynoord

Shitja e biletave për finalen e Konferencës së Ligës së Evropës 2022 të UEFA-s ndërmjet Romës dhe Feyenoord-it ka filluar ekskluzivisht përmes faqes UEFA.com dhe do të vazhdojë derisa të shiten të gjitha biletat. Biletat do të shiten në bazë të kërkesave sipas kategorive. Blerësit e biletave mund të blejnë deri në katër bileta për person.

Si zakonisht, tifozëve dhe publikut të gjerë po iu shpërndahet pjesa më e madhe e biletave për finalen, e cila do të luhet mes Romës dhe Feyenoordit në “Air Albania” në Tiranë, Shqipëri, të mërkurën më 25 maj, duke nisur në 21:00.

Një total prej 16,500 biletash nga 20,000 (kapaciteti i stadiumit për finalen) janë në dispozicion për blerje nga tifozë dhe publiku i gjerë, transmeton KosovaPress.

Dy skuadrat që arrijnë në finale kanë marrë nga 4000 secila, ndërsa 8500 bileta janë shitje për tifozët në mbarë botën përmes UEFA.com.

Biletat e mbetura janë për strukturën organizative lokale, UEFA dhe shoqatat kombëtare, partnerët tregtarë dhe transmetuesit.

Kategoritë e çmimeve të biletave për publikun e gjerë janë:


Kategoria 4: 25 €

Kategoria 3: 45 €

Kategoria 2: 85 €

Kategoria 1: 125 €

Në këtë link mund të aplikoni për blerjen e biletave për këtë ndeshje:

https://europaconferenceleague-sales.tickets.uefa.com/

Lexo edhe

Video