Ja kombëtaret që siguruan kualifikimin për në Botërorin “Katar 2022”.

Ja kombëtaret që siguruan kualifikimin për në Botërorin “Katar 2022”.

Kualifikimet drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022” janë ende duke vazhduar, ku tanimë kemi mësuar disa nga emrat e kombëtareve të cilat kanë siguruar biletën për fazën e radhës së kësaj gare, e cila do të zhvillohet nga muaji dhjetor i vitit të ardhshëm.

Kombëtarja e Katarit ishte e para ajo që siguroi kualifikimin për në Botëror pasi që kishte fituar garën që të jetë nikoqire e këtij kampionati, përcjell KosovaPress.

Kombëtarja e dytë që e siguroi kualifikimin nga faza e grupeve ishte Gjermania pas fitores kundër Maqedonisë së Veriut në muajin e kaluar, kështu duke u renditur në pozitën e parë në Grupin J.

Po ashtu, Danimarka siguroi kualifikimin në muajin tetor, pasi që siguroi fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Austrisë, kështu duke e përforcuar më shumë pozitën e parë në Grupin F.

Brazili u bë kombëtarja e parë nga Amerika e Jugut që siguroi kualifikimin për në “Katar 2022” pas fitores 1:0 kundër Kolumbisë, kështu duke e mbajtur statusin si shteti i vetëm që arrin në kualifikime të çdo Kupe të Botës.

Belgjika u kualifikua si fituese e Grupit E, kurse Franca u konfirmua si fituese e Grupit D në po të njëjtën ditë. Kroacia u kualifikua si liderë e Grupit H, duke e mposhtur në ndeshjen finale Rusinë me rezultat minimal 1:0, ndërsa Spanja u kualifikua si liderë e Grupit B.

Ndërkaq, Serbia pasi e mposhti Portugalinë si mysafire, arriti që të ngjitet në pozitën e parë në Grupin A, duke siguruar kualifikimin tutje para kombëtares së Cristiano Ronaldos.

Më poshtë i gjeni të gjitha kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin tutje për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

1.Kombëtarja e Katarit – Data e kualifikimit 2 dhjetor 2010

2.Kombëtarja e Gjermanisë – Data e kualifikimit 11 tetor 2021


3.Kombëtarja e Danimarkës – Data e kualifikimit 12 tetor 2021

4.Kombëtarja e Brazilit – Data e kualifikimit 11 nëntor 2021

5.Kombëtarja e Belgjikës – Data e kualifikimit 13 nëntor 2021

6.Kombëtarja e Francës – Data e kualifikimit 13 nëntor 2021

7.Kombëtarja e Kroacisë – Data e kualifikimit 14 nëntor 2021

8.Kombëtarja e Spanjës – Data e kualifikimit 14 nëntor 2021

9.Kombëtarja e Serbisë – Data e kualifikimit 14 nëntor 2021

10.Kombëtarja e Anglisë – Data e kualifikimit 15 nëntor 2021

11.Kombëtarja e Zvicrës – Data e kualifikimit 15 nëntor 2021

12.Kombëtarja e Holandës – Data e kualifikimit 16 nëntor 2021

13.Kombëtarja e Argjentinës – Data e kualifikimit 16 nëntor 2021

Lexo edhe

Video