Ja golat më të bukur të xhiros së kaluar në Premier Ligën angleze

Ja golat më të bukur të xhiros së kaluar në Premier Ligën angleze

Një ditë para se të rikthehet futbolli në Premier Ligën angleze, kjo e fundit ka shpërndarë një video në të cilën tifozët mund të shohin golat më të bukur të xhiros së kaluar, respektivisht xhiros së 12 të sezonit të ri 2021/22.

Në javën e fundit të zhvilluar, skuadrat si Liverpool, Manchester City, Chelsea e Watford shënuan fitore kundër kundërshtarëve të tyre, ku në këto ndeshje janë prodhuar disa gola tejet të bukur, përcjell KosovaPress.

Liverpool e mposhti skuadrën e Arsenal me rezultat të thellë 4:0, ku protagonist ishte sulmuesi Diogo Jota me një gol tejet të bukur. Po ashtu, gol të bukur shënoi edhe mesfushori i Manchester Cityt Rodri, i cili nga afro 30 metra lëshon një vollej-goditje duke shënuar në portën e Everton.


Në vazhdën e golave të bukur hyn edhe mesfushori i Chelseat Ngolo Kante, i cili shënon një super gol kundër skuadrës së Leicester Cityt.

Ndërsa, golat më të bukur të xhiros së 11, respektivisht të javës së kaluar në Premier Ligën angleze, i gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video