Ja formacionet zyrtare të Norwichit dhe Chelseat

Ja formacionet zyrtare të Norwichit dhe Chelseat

Sonte me fillim nga ora 20:30 do të zhvillohet ndeshja mes skuadrës angleze Norwich dhe kampionit evropian Chelsea, e vlefshme kjo për xhiron e 30 të Premier Ligës angleze.

Në xhiron e fundit të kësaj gare, Chelsea e mposhti me rezultat 4:0 skuadrën e Burnleyt, kurse Norwichi pësoi humbje 3:1 nga Brentfordi, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë plot 36 pikë në tabelë, ku Chelsea zë vendin e dytë me 53 pikë, krahas Norwichit që gjendet në fund të tabelës me vetëm 17 pikë të arkëtuara.


Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Norwichin nuk do të paraqiten Gilmour, Idah dhe Omobamidele, kurse te Chelsea mungojnë Ben Chilwell dhe Reece James.

Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Norwich City (3-5-2): Krul; Kabak, Hanley, Zimmermann; Williams, Normann, Aarons, McLean, Lees-Melou; Pukki, Sargent

Chelsea (4-3-3): Mendy; Chalobah, Silva, Christensen Azpilicueta; Jorginho, Kovacic, Saul; Mount, Havertz, Werner

Lexo edhe

Video