Ja formacionet zyrtare të derbit mes Atalantas dhe Juventusit

Ja formacionet zyrtare të derbit mes Atalantas dhe Juventusit

Me fillim nga ora 20:45 do të fillojë derbi mes Atalantas dhe Juventusit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 25 të Serie A.

Në xhiron e fundit, Atalanta u mposht me rezultat 2:1 nga Cagliari, kurse Juventusi shënoi fitore solide me rezultat 2:0 kundër Veronas, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë vetëm dy pikë në tabelë, ku Juventusi zë vendin e katërt me 45 pikë, krahas Atalantas që renditet në pozitën e pestë me gjithsej 53 pikë.


Sa i përket ndeshjes së sotme të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Atalantan nuk do të paraqiten Ilicic, Miranchuk, Musso dhe Zapata, kurse te Juventusi mungojnë Bernardeschi, Chiellini, Chiesa dhe De Winter,.

Tanimë formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.

Atalanta (3-4-1-2): Sportiello; Djimsiti, Demiral, Toloi; Zappacosta, Freuler, De Roon, Hateboer; Koopmeiners; Muriel, Boga

Juventusi (4-3-3): Szcesny; Danilo, De Ligt, Bonucci, De Sciglio; McKennnie, Locatelli, Rabiot; Dybala, Vlahovic, Morata

Lexo edhe

Video