Ja e vërteta për “Petrol Company” (VIDEO)

Ja e vërteta për “Petrol Company” (VIDEO)

Çmimet më të lira në treg, derivatet cilësore, por edhe humaniteti janë tri gjerat kryesore që “Petrol Company” e bëjnë të veçantë  në fushën e tregtimit të derivateve.

E krijuar para 3 dekadash, sot “Petrol Company” është shndërruar  në lider në fushën e tregtimit të derivateve, ku është e pranishme thuajse në të gjitha komunat e Kosovës.

“Po rritemi çdo ditë, ku po na kërkojnë qytetaret ne jemi aty. Ne njihemi për çmime të lira, cilësi dhe korrektësi. Një faleminderim i veçantë shkon për të gjithë klientët tonë që na qëndruan besnik për 30 vite” ka thënë drejtori i “Petrol Company” Shkelzen Jusaj.

Sipas tij, kompania që ai drejton sidomos gjatë vitit që lamë pas, por edhe sivjet një rëndësi të veçantë iu ka kushtuar edhe qytetareve që nuk janë klientë të kompanisë së tij, ata që nuk kanë automjete dhe nuk kanë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë.

“Ne jemi gjendur afër shumë familjeve nevojtare, kemi ndihmuara qindra të tilla, deri në fund të vitit synojmë që numri i familjeve të ndihmuar atë arrij një 1000” ka thënë më tutje Jusaj.

Ai bëri të ditur se përpos kësaj me ndihmën e konsumatorëve gjatë vitit që lamë pas janë ndërtuar 5 shtëpi, deri sa 3 të tjera janë në proces të ndërtimit.

Ndihma në kohë Pandemie

Qe nga shpallja e pandemisë “Petrol Company” ka qëndruar afër edhe punëtoreve të kompanisë, ku i ka ndihmuar me miell dhe produkte tjera atë nevojshme ushqimore.


Sabri Bunjaku ka më shumë se 10 vite që punon në “Petrol Company”. Ai thotë se krejt stafi janë të kënaqur me trajtimin që ua bën drejtori i kompanisë Shkelzen Jusaj.

“Ky na ka ofruar çdo here ndihme, jo vetëm në kohë pandemie. Na ka ofruar ndihmë jashtëzakonisht. Në emër të krejt stafit e falënderoj  drejtorin” ka thënë ai.

Edhe punëtoret tjerë në këtë kompani janë shumë të kënaqur me pagat dhe trajtimin që u bëhet atyre.

Edhe drejtori Jusaj është falënderues për secilin punëtor veç e veç për kontributin dhe përkushtimin e madhe që japin në kompaninë që ai drejton.

“Petrol Company” është një familje e madhe, ku të gjithë anëtaret e saj trajtohen njësoj” ka thënë Jusaj.

3 dekada traditë

Familja Jusaj ka filluar biznesin e saj privat me karburante në industrinë e naftës që nga viti 1989 në emrin e DukCommerce. Katër vjet më vonë, në vitin 1993 biznesi ka ndryshuar emrin e tij tregtare në Delta Impex. Pas luftës në Kosovë, kanë rikthyer tregtinë e tij origjinale, duke regjistruar biznes të ri në emrin e markës Petrol Company, e cila është plotësisht operacionale që nga viti 2000. Gjatë dekadës së fundit të pranisë së saj në tregun e Kosovës, Petrol Company ka arritur që ta zgjerojë  biznesin nga pronësia e një stacioni të vetëm karburanti në Fushë Kosovë, në kompaninë më të madhe ofruese të derivateve në vend, duke u ofruar klientëve të saj, cilësi të produkteve me çmimet më konkurruese.

Lexo edhe

error: