Ja detajet e marrëveshjes së Aston Villas me Barcelonën për Coutinhon

Ja detajet e marrëveshjes së Aston Villas me Barcelonën për Coutinhon

Skuadra angleze Aston Villa e ka konfirmuar sot se ka arritur marrëveshje me Barcelonën për ta transferuar mesfushorin brazilian Philippe Coutinho në formë huazimi deri në fund të sezonit 2021/22.

Coutinho do t’i bashkohet trajnerit Steven Gerrard tek Aston Villa, ku në të kaluarën të dy ishin pjesë e gjigandit anglez Liverpool, përcjell KosovaPress.


Tani, gazetari i njohur Fabrizio Romano ka shpërndarë disa detaje të kësaj marrëveshjeje, ku Aston Villa do të paguajë afro 65% të pagës së Coutinhos, ndërsa Barcelona ka pranuar që të përfshijë edhe opsionin me të drejtë blerjeje, por nuk është e obligueshme.

Po ashtu, trajneri i Aston Villas Steven Gerrard kishte pasur më shumë se tri kontakte direkte me Coutinhon në 48 orët e fundit, gjë kjo që kishte ndikuar në arritjen e marrëveshjes.

Lexo edhe

Video