Ja cilin lojtar e urrente Ibra tek PSG-ja

Ja cilin lojtar e urrente Ibra tek PSG-ja

Që Zlatan Ibrahimovic është një lider dhe që ka një karakter të fortë këtë e dinë të gjithë, por që suedezi nuk i ka duruar dot disa lojtarë, edhe shokë skuadre, kjo nuk mund të imagjinohej.


Ish-lojtari Michael Ciani, shok skuadre i Ibrahimovic te LA Galaxy, ka zbuluar për RMC Sport se suedezi nuk e ka duruar dot Edinscon Cavani-n.

“I vetmi njeri me të cilin Zlatan nuk shkonte dakord te PSG ishte Cavani. Një herë më tha hapur se ka urryer tre ose katër lojtarë në karrierën e tij dhe mes tyre ka qenë edhe Cavani”, deklaroi ai.

Lexo edhe

Video