Izraeli teston efikasitetin e dozës së katërt të vaksinës kundër COVID-19

Izraeli teston efikasitetin e dozës së katërt të vaksinës kundër COVID-19

Një spital në Izreal do të testojë për herë të parë te stafi i tij mjekësor një dozë të katërt të vaksinës kundër COVID-19 për të përcaktuar efikasitetin e saj.

Rreth 150 punonjës në Spitalin Shiba pranë Tel Avivit do të marrin një doze të katërt Pfizer/BioNTech duke filluar nga e hëna, të gjithë ata që e kanë bërë dozën e tretë deri më 20 gusht.


“Në këtë studim do të shqyrtojmë efektin e dozës së katërt në nivelet e antitrupave, në parandalimin e sëmundjes dhe do të shqyrtojmë sigurinë e saj”, tha Gili Regev-Jochai, drejtoresha e Departamentit të Sëmundjeve Infektive.

Sipas spitalit, ky është studimi i parë i këtij lloji në botë, raporton atsh.

Në kuadër të përhapjes së variantit ngjitës Omicron, Izraeli njoftoi javën e kaluar se personat mbi 60 vjeç duhet të bëjnë një dozë të katërt të vaksinës.

Lexo edhe

Video