Izraeli hap kufijtë edhe për të pavaksinuarit

Izraeli hap kufijtë edhe për të pavaksinuarit

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett njoftoi se nga 1 marsi Izraeli do të ndryshojë rregullat e hyrjes në vend duke u hapur edhe për të pavaksinuarit, siç nuk ka ndodhur deri më tani.

Megjithatë, të huajt që mbërrijnë në Izrael do të kryejnë një tampon molekulare si para nisjes ashtu edhe pas mbërritjes në aeroportin ”Ben Gurion”, ndërsa izraelitëve që kthehen do t’ju duhet vetëm tamponi në mbërritje.


Qeveria shfuqizoi gjithashtu testet javore për nxënësit e shkollave duke filluar nga ditët në vijim, ndërsa nga 10 marsi edhe për nxënësit e shkollave fillore.

“Ne jemi dëshmitarë të një rënieje të vazhdueshme të sëmundshmërisë, kështu që është koha për të rihapur gradualisht atë që ishim të parët në botë që mbyllëm”, theksoi Bennett.

Lexo edhe

Video