Izolohet zjarri mbi tunelin e Kalimashit, vijon aktive vatra në Majën e Rrunës

Izolohet zjarri mbi tunelin e Kalimashit, vijon aktive vatra në Majën e Rrunës

Vatra e zjarrit të rënë në vendin e quajtur Maja e Rrunës në qarkun e Kukësit vijon të jetë ende aktive, por nën kontroll, ndërsa është izoluar plotësisht zjarri i rënë sipër tunelit të Kalimashit. Është ky raporti më i fundit i emergjencave të qarkut të Kukësit.

Në këtë operacionin për shuarjen e flakëve në majën e Rrunës janë angazhuar dhe forcat e Kosovës; 9 mjete zjarrfikëse e  34 forca zjarrfikëse dhe nga FSK 32 forca dhe 7 mjete transporti.


“Vatra e zjarrit të rënë në vendin e quajtur Maja e Rrunës (Laku i mollëve) vazhdon të jetë aktive. Gjatë ditës së sotme ka vazhduar puna për mbajtjen nën kontroll të kësaj vatre me gjithë terrenin e vështirë për të operuar me forca tokësore. Në këtë zonë janë angazhuar nga bashkia Kukës 10 forca të MZSH-së , 5 punonjës të pyjores dhe 20 forca nga komuniteti i Nj.Ad Malzi. Në këtë operacion janë angazhuar dhe forcat e Kosovës dhe konkretisht 9 mjete zjarrfikëse e  34 forca zjarrfikëse dhe nga FSK 32 forca dhe 7 mjete transporti. Vatra e zjarrit të rënë sipër Tunelit Kalimashit, në drejtim të Qafës Kumbullës është izoluar plotësisht. Në këtë drejtim janë angazhuar 10 forca të DMR-së Kukës dhe 4 automjete zjarrfikëse me personelin e tyre”, thuhet në raport.

Ndërkohë në bashkinë Tropojë janë dy vatra zjarri një në pyje të fshatit Betoshë të Lekbibajt dhe një vatër zjarri e shfaqur afër varrezave të fshatit Dragobi. Për izolimin dhe shuarjen e këtyre vatrave zjarri janë angazhuar 4 punonjës të pyjores, 5 punonjës të AZM Tropojë, 10 forca nga komuniteti si dhe 7 efektivë të Komisariatit Policisë Tropojë./A2

Lexo edhe

Video

error: