Dr. Izet Sadiku emërohet u.d. i drejtorit të Klinikës Infektive

Dr. Izet Sadiku emërohet u.d. i drejtorit të Klinikës Infektive

Infektologu Izet Sadiku është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive në QKUK. Lajmi është konfirmuar për KosovaPress nga vet Sadiku që tha se pozitën e ka marrë zyrtarisht prej datës 9 mars.

“Po, jam emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive. Zyrtarisht jam në detyrë prej ditës së djeshme”, deklaroi Sadiku për KosovaPress.

Sadiku ka qenë zëvendësministër i Shëndetësisë në Qeverinë Kurti, si dhe drejtor i Qendrës së Karantinës që ishte emëruar Qendra e Studentëve për personat që vinin në Kosovë në periudhën pas shfaqjes së virusit në Kosovë.


Klinika Infektive ka mbetur pa drejtor të emëruar nga viti i kaluar kur doktor Hamdi Ramadani u pensiunua.

Dr. Lindita Ajazi Berisha ishte ushtruese e detyrës së drejtoreshës gjatë periudhës së pandemisë, por më 5 shkurt të këtij viti u largua për arsye personale.

Edhe pse jo zyrtarisht, ishte raportuar se Dr. Sadije Namani ishte duke kryer funksionet e drejtorit të Klinikës pas largimit të Ajazaj-Berihës.

Lexo edhe

Video

error: