Iu vazhdohet paraburgimi edhe nga dy muaj tre të dyshuarve për sulmin në Banjskë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

U është vazhduar dhe për dy muaj të tjerë masa e paraburgimit tre të dyshuarve V.T, B.S dhe D.M. për sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.

Lajmin për KosovaPress, e ka konfirmuar Medina Gashi, bashkëpunëtore profesionale në zyrën e kryetares së gjykatës.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 20.08.2024 ka marrë Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit tre të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj", ka thënë ajo.

Tre të dyshaurit V.T, B.S dhe D.M. janë në paraburgim që nga 26 shtatori i vitit të kaluar.

Në sulmin që ka ndodhur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, u vra rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy oficerë të tjerë të policisë.

https://kosovapress.com/raporti-kfor-i-negocioi-terheqjen-e-grupit-paramilitare-nga-banjska

https://kosovapress.com/sulmi-terrorist-ne-banjske-pjese-e-raportit-te-dash-it

https://kosovapress.com/kosova-perpunon-aktakuzen-kunder-radoiciqit-serbia-i-kerkon-dokumente-eulex-it

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024