Iu gjendet kokainë, arrestohen tre persona

Iu gjendet kokainë, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar mbrëmë në Tetovë, pasiqë gjatë kontrollit, i është gjetur kokainë.


Siç është informuar, personat në fjalë janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të përgatiten parashtresa përkatëse.

“Mbrëmë (17-nëntor) rreth orës 21:45 në Lagjen Drenovec-Poroj të Tetovës, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme-Tetovë, kanë privuar nga liria personat M.R.(42) nga Merova e Tetovës, B.S. (21) nga Kopaçindolli dhe M.K.(30) nga Tetova, pasi që gjatë një kontrolli ndaj tyre është gjetur kokainë.”, është bërë e ditur nga Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë.

Lexo edhe

Video