Italisë mund t’i hiqet e drejta e organizimit të Euro 2032
Lexohet për: 1 min.
Gianni Infantino - Presidenti FIFA (14 of 28)
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Italia rrezikon shumë, nga gjobat e mëdha deri te përjashtimi nga turnetë e FIFA-s dhe UEFA-s, madje edhe heqja e të drejtave të organizimit të EURO 2032, nëse qeveria lejohet të ndërhyjë në sport.

Paralajmërimi erdhi në një letër të përbashkët nga FIFA dhe UEFA që i është dërguar FIGC (Federatës Italiane të Futbollit), përcjellë KosovaPress.

Shkaku i gjithë kësaj është diçka e quajtur Amendamenti Mulè, një propozim nga politikani i Forza Italia, Giorgio Mulè, si pjesë e Dekretit të përgjithshëm të Sportit.

Kjo do të lejonte klubet dhe madje edhe lojtarët të anashkalojnë në mënyrë efektive sistemin e drejtësisë sportive dhe të apelojnë drejtpërdrejt në gjykatën TAR.

Kjo shihet nga FIFA dhe UEFA si diçka që i jep qeverisë ndikim të panevojshëm mbi sportin dhe duke hequr autonominë e sistemit të drejtësisë sportive.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024