Italia regjistron edhe 300 raste të reja me koronavirus

Italia regjistron edhe 300 raste të reja me koronavirus

Tetë nga 20 rajonet italiane nuk kanë regjistruar sot ndonjë rast të ri të koronavirusit.

Në Itali u konfirmuan sot 321 raste të koronavirusit, pothuajse të njëjta si të martën, kur numri ishte 318.

Shumica e të infektuarve, 237 prej tyre, ishin regjistruar në rajonin verior të Lombardisë, i cili u godit më rëndë nga pandemia.


Sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile, 71 persona të tjerë vdiqën si rezultat i koronavirusit, ndërsa 55 viktima u regjistruan të martën.

Gjithsej 33.601 njerëz kanë vdekur në Itali deri më tani. Italia është e treta në botë sa i përket viktimave të koronavirusit, pas SHBA dhe Britanisë së Madhe.

Qeveria italiane hoqi kufizimet për lëvizjen midis rajoneve sot, me gjithë disa guvernatorë rajonalë nga frika se lejimi i qytetarëve për të udhëtuar jashtë Lombardisë mund të çojë në zona të reja me koronavirus në pjesë të tjera të vendit.

Lexo edhe

error: