Italia planifikon të zhvendosë ambasadën nga Afganistani

Italia planifikon të zhvendosë ambasadën nga Afganistani

Italia planifikon të lëvizë ambasadën e saj afgane në Doha në Katar, tha sot ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio.

Njoftimi vjen pas sinjaleve të mëparshme se vendet perëndimore dhe Bashkimi Evropian, të cilët kanë përfunduar misionet e tyre në Kabul, mund të përdorin shtetin e Gjirit si një qendër për marrëdhëniet e tyre diplomatike me Afganistanin, raporton Reuters.

“Sot, unë do të takohem me Emirin e Katarit, dhe më pas me Ministrin e Punëve të Jashtme, sepse synimi ynë është të transferojmë ambasadën që kishim në Kabul në Doha,” tha Di Maio, i cili mori pjesë në një video-thirrje nga Doha në Konferencën për Çernobilin në liqenin Como.


Ministri Di Maio shtoi se Katari është bërë qendra e marrëdhënieve diplomatike në lidhje me qeverinë afgane që është duke u formuar.

Shumë diplomatë kanë mbërritur në shtetin e Gjirit, i cili ka pritur zyrën politike të talebanëve që nga viti 2013, pas evakuimit të kryeqytetit afgan në fund të muajit të kaluar.

Kina, Irani, Pakistani, Rusia dhe Turqia kanë hapur zyra në kryeqytetin afgan, duke rritur aftësinë e tyre për të ndikuar drejtpërdrejt në qeverinë e re që është në procesin e formimit.

Lexo edhe

Video